75 Mall Live Search
14:31 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / S Z

Aksident trafiku në Pejë, vetura godet motoçiklistin

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, ku një veturë në lëvizje,  ka goditur një motoçiklist.

Nga fotot e siguruara nga “Indeksonline”,   shihen disa qytetarë, të cilët ishin ofruar në vendin ku ka ndodhur aksidenti,  për të ofruar  ndihmë.

Ndërsa në vendngjarje nuk shihen të jenë prezent policia dhe as Autoambulanca. Nuk dihet nëse ka të lënduar,  si pasojë e aksidentit mes veturës dhe motoçiklistit.

Ndryshe aksidentet e tilla janë bërë mjaftë të shpeshta, ku motoçiklistët dhe këmbësoret, goditen nga veturat në komunikacion./Indeksonline/