18:28 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksidentalisht bie nga ndërtesa, vdes një person në Prishtinë

Sot rreth orës 17:00, një person derisa ishte duke punuar ka rënë aksidentalisht nga ndërtesa, më konkretisht nga skelet.

Personi me inicialet S.K, 53 vjeç, menjëherë është dërguar për në QKUK, por plagët e rënda kanë qenë të pa përballueshme për të, me ç’rast edhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënsja në policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 17 :00 kemi pranuar informaten se në lagjen Arbëria në Prishtinë një person mashkull S.K 53 vjec, ka rënë nga një ndertese. I njejti ishte dërguar për tretman mjekësor në Qkuk, nga ku jemi njoftuar se rreth ores 18:00 ka nderruar jetë. Me rastin po merren njesitet e stacionit Qendra ne Prishtinë.”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.