75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Aksidentalisht e qëllon në kokë me pushkë familjarin – arrestohet

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti nga pakujdesia kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç’rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti  është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton tutje policia përmes raportit 24 orësh.