Aksidenti mes 3 veturave në Prishtinë, policia jep detaje!

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 07:00 në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve.
Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Indeksonline/