11:33 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Aksidente në rrugën Ferizaj-Prishtinë, 15 vetura të përfshira e 12 persona të lënduar

Pesë ksidente trafiku kanë ndodhur rreth orës 10:00 të mërkurën në rrugën Ferizaj – Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, janë përfshirë 15 automjete, ndërsa 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e PK, Flora Ahmeti.

“Me datën 05.08.2020 rreth ores 09:40 ne rrugën Ferizaj – Prishtinë,  kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësorë deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, tha ajo./IndeksOnline/