Aksidentet në hekurudha, dy të vdekur gjatë vitit 2019

Krahasuar me vitin 2010, në vitin 2018, numri i aksidenteve hekurudhore në BE ka rënë afër 25%. Janë shënuar 1,721 aksidente, 571 më pak se në vitin 2010.
Në ato aksidente mbetën të vdekur 885 persona, ndërsa 760 u lënduan, sipas të dhënave të publikuara në “Eurostat”, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, vetëm gjatë vitit 2019, në Kosovë janë shënuar gjithsej njëzetenëntë (29) aksidente në hekurudha.
Nga këto aksidente, jetën e kanë humbur dy (2) persona.
Sipas Policisë së Kosovës, të dy personat kanë qenë këmbësorë./Indeksonline/
