75 Mall Live Search
16:38 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksidentet nuk kanë të ndalur, kësaj radhe në Lipjan

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar aksidentet të shumta.

Pak minuta më parë Indeksonline ka kuptuar që një aksident trafiku ka ndodhur në komunën e Lipjanit, saktësisht në rrugën mes fshatrave Magure-Poturovc.

Nga fotot e siguruara shihet që një veturë e tipit Golf 4 ka goditur një veturë të tipit Opel Corsa, duke detyruar që të dal jashtë rrugës.

Nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Policia i ka sugjeruar qytetarët që të kenë kujdes dhe të përdorin pajisjet dimërore./Indeksonline/