Aksidenti afër Fushë Kosovës, një person i lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku një veturë u pa e rrokullisur në mes të rrugës në dalje të Fushë Kosovës, raporton IndeksOnline.
Nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore i cili ka kërkuar tretman mjekësor. Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datë 14.07.2022 rreth orës 08:20 në rrugën. nacionale Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë një veturë dhe një kamion. Njësitë relevante policore kanë dal në vendngjarje. Për momentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Kelani.

Për disa çaste, qarkullimi i automjeteve në drejtim të Pejë është bërë me vështirësi derisa policia ka kryer procedurat përkatëse./IndeksOnline/