14:12 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksidenti afër Liqenit të Badovcit, tre të lënduar

Sot paradite afër Liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy automjeteve.

Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Indeksonline/