Aksidenti afër QKUK-së, nga policia japin detaje
Gjatë mëngjesit të sotëm rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku pranë Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘’Arbënor e Astrit Dehari’’.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga Enis Pllana-zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.Më tutje Pllana ka thënë se lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit./Indeksonline/

