75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 14 Qershor 2026 / F.R

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, Bajrami: Mospuna e qeverisë po i vret qytetarët

Një grua e ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila kritikoi ashpër mospunën e institucioneve në mirëmbajtjen e kësaj autostrade.

“Sot u shua edhe jeta e tretë nga aksidenti që u shkaktua nga dheu që kishte rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova” – rrezik ky që dihej, që paralajmërohej tash e një kohë dhe i cili asnjëherë nuk mori vëmendjen e duhur nga institucionet”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo theksoi se ky ka qenë rast tipik ku shteti është dashur të veprojë urgjentisht, qoftë edhe përmes kontratës së negociuar, siç thotë ajo, për ta larguar rrezikun, por siç duket aty ku për qeverinë nuk ka leverdi ekonomike as përfitim politik, nuk ka as urgjencë.

“Tri viktima nuk janë thjesht numra, janë familje të cilave u ka ndryshuar jeta përgjithmonë. Po flasim për jetë që mund të ishin shpëtuar, dhe këtu ka njerëz që duhet mënjeherë të japin përgjegjësi. Në këtë rast mospuna e qeverisë po i vret qytetarët, andaj kryeministri në detyrë duhet të deklarohet sa më parë”, thuhet në fund të postimit të saj.