75 Mall Live Search
08:06 / E Martë, 28 Shtator 2021 / OSH

Aksidenti fatal në Klinë, u lënduan edhe nëntë persona të tjerë

Me datë 27 shtator 2021, rreth orës 21:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus të gjithë me targa vendore.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.

Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar
për SHSKUK në Prishtinë .

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.


Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e NJRKRR DRP Pejë.