75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / k.v

Aksidenti fatal në Komoran, arrestohet shoferi i veturës

Pasditen e së dielës, në Komoran të Drenaist ndodhi një aksident trafiku mes dy veturave dhe një motoçiklete, ku ngasësi i kësaj të fundit, Gentrit Hajdini humbi jetën, transmeton IndeksOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se shoferi i njërës prej veturave të përfshira në aksident, është arrestuar dhe ai është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njoftimi i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET  Rr. “Nazmi Gashi”, Komoran/01.09.2024 – 13:30. Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/