75 Mall Live Search
18:30 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / k.v

Aksidenti fatal në Mramor, përfshihet edhe eskorta e ambasadores turke

Në aksidentin me pasoja fatale që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku humben jetën dy persona dhe një tjetër mori lëndime trupore, është përfshirë edhe njëra nga veturat e eskortës së ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Burimet e Indeksonline nga vendi i ngjarjes thonë se ambasadorja është parë në vendin e aksidentit porse nuk dihet nëse ka lëndime apo jo.

Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Mramor ku rruga magjistrale është e bllokuar edhe në këtë kohë./Indeksonline/

Temat: