16:08 / E Premte, 29 Korrik 2022 / OSH

Aksidenti fatal në Podujevë: Operohet djali kurse motra dërgohet në Neurokirurgji

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

Një nga familjarët e ka konfirmuar për Klan Kosova, se djali është operuar gjatë një operacioni të udhëhequr nga ortopedi, derisa vajza po mjekohet në Neurokirurgji.

Ndryshe ende nuk dihet nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.