Aksidenti fatal në Veternik, arrestohet shoferi

Një femër ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi mbrëmë mori lëndime në një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës.
Viktima së bashku me një mashkull tjetër ishin goditur nga një automjet afër qendrës tregtare “Albi Mall”.
Policia ka njoftuar se personi që i goditi me veturë viktimat është arrestuar.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër, të dytë kosovarë. Si pasoj, lëndime kanë pësuar dy viktimat, ku viktima femër ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/