75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / C E

Aksidenti “horror” i Grosjean në 3D, ja si sistemi “halo” i shpëtoi jetën

Kanë kaluar 3 muaj nga aksidenti i frikshëm që ndodhi në garën e Çmimit të Madh të Bahrejnit në Formula 1, ku makina “Haas” e pilotit francez Romain Grosjean u përplas me barrierat mbrojtëse.

Njëvendëshja u nda në mes dhe u përpi nga akët, ndërkohë që pas 26 sekondash piloti arriti të dilte gjallë nga makina e tij, fakt ky i konsideruar një mrekulli, duke parë dinamikën e aksidentit.

Televizioni francez Canal Plus, ka ndërtuar me kompjuter dinamikën e aksidentit në 3D dhe pamjet që ka ofruar janë fantastike. Ajo që vihet re është se koka e pilotit ka kaluar poshtë barrierave mbrojtëse bashkë me gjysmën e makinës para se ajo të shpërthente.

Gjithçka ndodhi në 1.6 sekonda para se makina të shpërthente. Grosejani është gjallë falë sistemit mbrojtës “halo” që ndodhet mbi kokën e tij, që bëri të mundur që ai të mos pësonte dëmtime në kokë. Në të kundërt do të kishin një aksident “horror”.