13:16 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksidenti i Formula 1, 1.5 milionë euro dëme

Në metrat e para të Çmimit të Madh të Belgjikës në ditën e djeshme në garën e Formula 1, pati edhe një aksident të tmerrshëm, ku makina e Alonsos, e goditur nga pas nga Niko Hulkenberg, fluturoi sipër pilotit Lekler.

Për fat të mirë, askush nuk mbeti dëmtuar, por dëmet materiale, siç raporton spanjollja “AS”, shkojnë deri në 1.5 milionë euro. MekKlareni i Alonsos ka nevojë për 500 mijë euro për të qenë gati për garën e Italisë këtë fundjavë, 350 mijë për mjetin e Hulkenberg, ndërsa edhe Red Bulli i Riçardos ka nevojë për 300 mijë euro.

Shpenzime do të kenë edhe Mercedesi, Sauberi dhe Ferrari, respektivisht 190560, 137330 dhe 92350 euro për rregullime të ndryshme në makinat e Valteri Botas, Lekler dhe Kimi Raikonen.