75 Mall Live Search
15:13 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / MSH

Aksidenti i kombëtares Bullgare, Nedelev i nënshtrohet operacionit në kokë

Autobusi i kombëtares Bullgare është aksidentuar në Tbilisi, teksa udhëtonte për të zhvilluar ndeshjen me Gjerogjinë, takim i cili do të luhet ditën e sotme në orën 18:00.

Së fundmi është bërë me dije se mesfushori i dëmtuar nga ky aksident, Todor Nedelev është operuar në kokë, pasi gjatë aksidentit ka marrë një dëmtim në tru.

Kjo gjë është bërë me dije nga Federata Bullgare e Futbollit, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka saktësuar se operacioni ka dalë me sukses, ndërsa shton se ka zgjatur rreth dy orë.

“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, drejtuesi i autobusit të parë nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit. Lojtarët dhe Federata e Futbollit shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë stafin mjekësor, për përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji dhe për Federatën e Futbollit të Gjeorgjisë. Nedelev i është nënshtruar prej 2 orësh një operacion që rezultoi me sukses, pas një dëmtimi të marrë në kokë. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë”, thuhet në reagimin e federatës bullgare.