Aksidenti i lehtë shkakton kolona të gjata në kryeqytet (Video)

Një aksident me dëme të vogla materiale që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve.
Shoferët e përfshirë në aksident nuk janë marr ‘vesh’ derisa aty është paraqitur policia.
Rastet si ky janë të shumta edhe nëpër rrugët nacionale, ku për shkak të një ‘prekje te vogël’, krijohen kolonat e gjata./IndeksOnline/