Aksidenti i rëndë në Klinë, deklarohet Policia: Deri më tani dy të lënduar

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident në Klinë.
Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Nuk kemi shumë informacione. Siç jam njoftuar nga njësitet në terren është një aksident mes dy veturave dhe një autobusi. Deri më tani janë dy persona të lënduar. Po presim për informacione të hollësishme”.
Një person është dërguar në Emergjencë dhe është në gjendje të rëndë.
Kurse ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të nxjerrin nga vetura një person tjetër./Indeksonline/