Aksidenti i rëndë në Penuh, krijohen kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë
Për shkak të një aksidenti të rëndë të ndodhur pak çaste më parë në fshatin Penuh, është bllokuar edhe magjistralja Prishtinë-Podujevë.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, thuhet se janë krijuar kolona të gjatë pas këtij aksidenti.

Ndryshe, Indeksonline raportoi pak më parë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura ku kanë mbetur të lënduar disa persona.
Përderisa dyshohet edhe për viktima./Indeksonline/

