19:54 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / OSH

Aksidenti i rëndë në Prevallë/ Pas 40 minuta arrin autoambulanca që të tërheq të lënduarit

IndeksOnline raportoi më parë se dy vetura janë përplasur ballë për ballë me njëra tjetrën në Prevallë, saktësisht te “Villat e Prevallës”.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarë të rastit për IndeksOnline kanë bërë të ditur se autoambulanca ka arritur në vendngjarje pas 40 minutave për të tërhequr të lënduarit.

Në videon që ka siguruar IndeksOnline shihet se disa persona janë të shtrirë në rrugë si pasojë e lëndimeve të marrë gjatë aksidentit./IndeksOnline/