75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / OSH

Aksidenti i rëndë te “Bill Clinton” – lëndohen 6 persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnates në Prishtinë, saktësisht në bulevardin “Bill Clinton”.

Dy vetura janë përplasur mes vete ku si pasojë e goditjeve, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për IndeksOnline.

“Sot Rreth orës 00:15 në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje.

Si pasojë  e aksidentit janë lënduar gjashtë  persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me hetimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ajo./IndeksOnline/