75 Mall Live Search
16:20 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksidenti i tmerrshëm në Gjilan, flet Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka folur nga Emergjenca e këtij qyteti duke dhënë detaje nga tragjedia që ndodhi në Gjilan.

Sipas Hazirit, deri tani ka vdekur një qytetar dhe janë të lënduar 14 të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Deri tash e kemi një të vdekur, kemi humbur një ndërmarrës dhe një qytetar jashtëzakonisht të ndershëm, zotëri Qerim Çoqaj.  14 janë me lëndime, dy prej të cilëve janë më serioze sipas raporteve mjekësore. Dy janë përcjell në qendrat emergjente në Prishtinë.  Një kamion i Prishtinës ka humbur frenat dhe ka shkaktuar këtë aksident tragjik”, ka thënë Haziri.