75 Mall Live Search
19:06 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksidenti i Veliut, reagon LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas aksidentit të nënkryetarit të saj, njëherësh edhe kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliut, përcjellë Indeksonline.

Përmes një komunikate për media, LDK ka thënë se Veliu është aksidentuar pasi ka tentuar të largohet nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës.

Sipas tyre, përveç “dëmeve të vogla” të veturës së Veliut nuk ka pasur ndonjë dëm tjetër.

“Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre”, thuhet në njoftim.