75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aksidenti ku ishte përfshirë vetura e FSK-së: S’ka të lënduar rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht të Liqeni i Badovcit, shkruan IndeksOnline.

Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe dy të tjera civile.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala.

Ai ka thënë se nuk ka persona të lënduar rëndë.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident ku ka qenë e përfshirë një veturë e FSK-së. Nuk ka të lënduar rëndë”, ka thënë ai.

Për rastin në fjalë ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja, Flora Ahmeti, për IndeksOnlinen, ka thënë se një person ka kërkuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të Liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet që kam deri tani,një person është dërguar për trajti mjekesor.

Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./IndeksOnline/