75 Mall Live Search
19:17 / E Diele, 30 Tetor 2022 / AR

Aksidenti me fatalitet në Drenas, Policia deklarohet për rastin

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident me fatalitet në Drenas. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline thotë se në aksident ishin të përfshirë një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.

Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti./Indeksonline/