75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / MSH1

Aksidenti me fatalitet në autostradë, policia: Një person po merr trajtim mjekësor

Ditën e djeshme ndodhi një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën një person.

IndeksOnline raportoi se një veturë përfundoi jashtë rrugës, teksa vdekjen e viktimës e konstatoi ekipi mjekësor.

Nga ana tjetër, policia ka ndarë detaje mbi aksidentin, duke pohuar se i njëjti ndodhi në kilometrin e 32-të të autostradës, përkatësisht në drejtimin Prizren-Gjurgjicë.

Në raportin policor bëhet me dije se në veturë ishte edhe një pasagjer, që pësoi lëndime trupore.

“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.