Aksidenti me fatalitet në Llazarevë: Shofer ishte një polic, viktima ishte staf civil në Policinë e Kosovës

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, duke qarkulluar me veturën private, ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojë e aksidentit fatkeqësisht ka vdekur qytetari L.S., staf civil në Policinë e Kosovës.
Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse i dyshuari është arrestuar dhe i êshtë caktuar masa e ndalimit për 48 orë.