75 Mall Live Search
19:41 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / MSH

Aksidenti me fatalitet në Prizren: Shoferi i veturës është një polic

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Prizren, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. 

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili pohoi se ngasësi i automjetit është një zyrtar policor. 

Ky i fundit, sipas Bytyqit, ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe po lëvizte automjetin privat të tij, kur goditi viktimën. 

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe prokurorin kujdestar” u shpreh Bytyqi. 

Ai pohoi se viktima është një burrë i moshuar, mosha e saktë e të cilit ende nuk është identifikuar./IndeksOnline/