11:54 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / B O

Aksidenti me tri vetura në Prishtinë, policia jep detajet

Më herët IndeksOnline raportoi për një aksident në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit.

Zëdhënësja e PK-së për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje të mëtutjeshme rreth këtij aksidenti.

“Sot rreth orës 09:40 në afërsi të rrethit të flamurit, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete( dy vetura një kamion)

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti” ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.