75 Mall Live Search
19:40 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / MSH

Aksidenti me veturë i merr jetën këngëtares së njohur amerikane

Këngëtarja e njohur amerikane, Angie Stone, është ndarë nga jeta.

Anëtarja e grupit të njohur “The Sequence”, ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.

Përfaqësuesja e të ndjerës, Deborah Champagne thotë për TMZ se Angie ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në Montgomery të Alabama-s.

Angie u bë e famshme si një anëtare e The Sequence – grupi i parë vetëm me femra që lidhi kontratë diskografike me “Sugar Hill Records”.