75 Mall Live Search
16:57 / E Hënë, 19 Maj 2025 / FR

Aksidenti mes dy kamionetave në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Mazgit.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy kamioneta.

Hoxha, njoftoi se në këtë aksident nuk ka përsona të lënduar.

“Sot rreth orës 15:00, ne autostradën “ Ibrahim Rugova” afër Mazgitit është raportuar një aksident trafiku. Njësitet policore kane dal ne vendin e aksidentit dhe është konstatuar se dy kamioneta janë te përfshira ne rast. Nuk raportohet per lëndime trupore deri ne ketë fazë dhe ekipet policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaktaret dhe rrethanat tjera te këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky aksident./IndeksOnline/