Aksidenti mes dy veturave në Deçan, lëndohen 3 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:55 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se 3 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Luan Haradinaj’ në Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Rugova për IndeksOnline.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

