Aksidenti mes dy veturave në Gllarevë, lëndohet një person
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës mes dy veturave.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 1 person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /IndeksOnline/

