75 Mall Live Search
11:35 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / F.R

Aksidenti mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

IndeksOnline ka raportuar mbrëmë për një aksident në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, ku bëri të ditur se një person ka mbetur i lënduar pas aksidentit mes dy veturave.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e trafikut e kryeqytetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë”, tha Pllana.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga aksidenti./IndeksOnline/