75 Mall Live Search
15:38 / E Premte, 10 Shtator 2021 / A. M.

Aksidenti mes motoçikletës dhe veturës në Prishtinë, policia jep detaje

Rreth orës 15:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një  motoçikletë.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është  ofruar ndihma mjekësore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar ajo.