75 Mall Live Search
17:35 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / FR

Aksidenti mes traktorit dhe veturës në Vushtrri, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./IndeksOnline/