75 Mall Live Search
18:29 / E Diele, 09 Mars 2025 / FR

Aksidenti mes tri veturave në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Marinë të Skenderajt.

Rastin për Indeksonline e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoi si pasojë janë lënduar pesë persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth  orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha Zahiti.