Aksidenti mes veture dhe kamioni në Balincë të Malishevës, një i lënduar (Video)
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një kamioni në fshatin Balincë të Malishevës, në rrugën Pejë–Prishtinë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:30, ndërsa dyshohet se shoferi i veturës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me kamionin që ishte i ndalur jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me trajtimin e rastit.

