Aksidenti në Aktash, policia jep detaje (Pamje)

Sot, rreth orës 19:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.
Lidhur me këtë, detaje për IndeksOnline kanë dhënë nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. “, ka thënë Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës në kryetqytet./IndeksOnline/