75 Mall Live Search
17:20 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksidenti në “Arbëri”, lëndohet motoçiklisti

Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur pak orë më parë në lagjen Arbëria, njofton Indeksonline.

Siç bën të ditur, zëdhënësja e Policisë, lëndime trupore nga aksidenti ka pësuar motoçiklisti.

“Rreth orës 16:00, në lagjen Arbëria ka ndodhur një aksident rrugor mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti për Indeksonline.