Aksidenti në autostradë, dy persona dërgohen në spital

IndeksOnline raportoi më parë për një aksident të rëndë trafiku në autostradë, në segmentin Suharekë -Duhel.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar , për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.
“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai./IndeksOnline/