15:40 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / A. M.

Aksidenti në Bullgari/ Nesër arrijnë 45 kufomat në Shkup, detaje të ceremonisë!

Nesër, më 3 dhjetor, në ora 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pritet të mbërrijnë kufomat e 45 qytetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në afërsi të Strumës, në Republikën e Bullgarisë.

Pas mbërritjes, kortezhi mortor do të ndjekë një rutë të paracaktuar për dhe nëpër kryeqytet.

Në periudhën nga ora 10:00 deri në 13:00, qytetarët do të mund të bëjnë nderimet e fundit duke vendosur lule në Sheshin “Skënderbeu”, si dhe të ndjekin kortezhin mortor  që do të kalojë përgjatë bulevardit, pranë sheshit, nga ora 11:00 dhe 12:00.

Në shesh do të vendoset një video-bim nga ku qytetarët do të mund ta shikojnë të gjithë procesin e mbërritjes dhe lëvizjes së kortezhit mortor.