Aksidenti në Dollc, katër persona të lënduar (Foto)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në fshatin Dollc të Klinës, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë. Pamjet e dërguara nga lexuesit e IndeksOnline tregojnë dëme të mëdha materiale në të dy veturat e përfshira në aksident.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se nga përplasja janë lënduar katër persona.
“Policia është njoftuar rreth orës 09:30. Janë dy vetura të përfshira, katër të lënduar”, tha Gashi.
Ai shtoi se njësitet kompetente të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.
Në terren janë edhe zjarrfikësit, të cilët po asistojnë në menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve pritet të konfirmohet nga institucionet mjekësore./IndeksOnline/


