Aksidenti në Dollc/ Policia zbulon dyshimet e para

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës, ku një veturë u përplas me një autobus.
Për pasojë, një person vdiq dhe pesë të tjerë u lënduan, raporton IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka kryer hetimet e para për rastin, duke zbardhur disa detaje rreth tij.
“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është njoftimi i plotë:
Ju informojmë se më 21 gusht 2025, rreth orës 06:10, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejё-Prishtinё, nё fshatin Dollc.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё autobus dhe njё veturё me targa vendore.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore.
Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё cilёt janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr trsjtim mjekёsor.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.