Aksidenti në Drenas, një person i lënduar
Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Terstenik, ku ishin të përfshirë një traktor dhe një veturë.
Si pasojë e përplasjes traktori i cili ka qenë edhe i ngarkuar me dru është ndarë në gjysmë, ndërkohë makina ka pësuar dëmtime materiale.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Indeksonline tha se si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth ores 13:30 ka ndodhe nje aksident trafiku ne fshatin Terstenik. Ne aksident kane qene te perfshira nje traktori dhe nje veture. Si pasoje e aksidentit 1 person ka marre lendime trupore.i njejti eshte derguar per tretman mjekesor. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, tha Ahmeti./Indeksonline/