75 Mall Live Search
19:16 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / Gj. Sh

Aksidenti në Drenas/ Tre të lënduar, tri vetura të përfshira

Sot rreth orës 18:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë tri vetura.

Rastin për IndeksOnline, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti per IndeksOnline.