Aksidenti në Drenoc të Klinës: 3 vetura të përfshira, 6 persona dërgohen në spital

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për IndeksOnline e konfirmoi rastin.
Ai bëri të ditur se rreth orës 15:00 të ditës së sotme janë aksidentuar tri vetura me ç’rast gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
“Rreth orës 15:30 minuta Policia u njoftua për një aksident në fshatin Drenoc në zonën e Klinës.
Kanë qenë tri vetura të përfshira në aksident, një kamionetë dhe dy vetura.
Me këtë rast gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe po merren me rastin”, tha ai./IndeksOnline/